Ministri i jashtëm turk Mevlut Cavusoglu ishte për vizitë në xhaminë Al-Aksa në Jeruzalemin lindor, vendi i tretë më i shenjtë i fesë islame. Vizita e tij vjen në kuadër të përpjekjeve të Turqisë për riparimin e lidhjeve me Izraelin, pas prishjes qe prej operacionit ushtarak izraelit në Gaza në 2008.