Ministri izraelit ka mbërritur në ambientet e Kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë, ku pritet të zhvillojë një takim me kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshin. Takimi zhvillohet në kuadër të kontakteve mes përfaqësuesve të Shqipërisë dhe Izraelit, ndërsa në fokus pritet të jenë marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimi mes dy vendeve.