Ministri i qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Fatmir Lumani, ishte sot në Korçë me rastin e çeljes së sezonit turistik. Ai solli një mesazh të qartë për nevojën e forcimit të lidhjeve mes dy vendeve, duke theksuar se bashkëpunimi duhet të kalojë në një nivel më të institucionalizuar.