Top Channel/ Ministri i Jashtëm grek në Turqi, e pret me përqafime homologu Çavusoglu
12/02/2023 14:47

Në Adana të Turqisë ka mbërritur mëngjesin e së dielës ministri i Jashtëm grek Nikos Dhendias, i cili gjatë gjithë javës së kaluar ka qenë në një turne vizitash në Amerikën Latine. Ai është pritur nga homologu i tij turk Mevlut Çavusoglu me një përqafim dhe pas një takimi rreth gjysmë ore që kanë pasur, të dy kanë fluturuar me helikopter drejt Antiokias, një prej zonave më të shkatërruara nga tërmetet vrastare të së hënës së kaluar. Vizita e Dhendias në Turqi është bërë e ditur nga Ministria e Jashtme herët në mëngjes, ndërsa burime qeveritare kanë bërë me dije se detajet e udhëtimit janë biseduar mes Athinës dhe Ankarasë mbrëmjen e së shtunës. Nikos Dendias është ministri i parë i Jashtëm europian që viziton Turqinë pas goditjeve nga tërmetet dhe i dyti në përgjithësi, pas atij të Azerbajxhanit, duke treguar kështu mbështetjen e Greqisë në momentin më të vështirë për vendin fqinj. Ministri i Jashtëm grek, i cili do të shoqërohet nga Mevlut Çavusoglu gjatë gjithë vizitës së tij, do të takohet me anëtarët e misionit Hellenic Aid, i cili operon në zonat që kanë pësuar dëme katastrofike nga tërmetet.

Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09
Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00
Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top Channel/ “Skifterët” fluturojnë në Angli/ Dënohen pesë shqiptarë, një prej tyre grabiti 9 shtëpi
08/11 15:12
Top News – Papa Leoni shkon në Argjentinë / Do të flasë para aleatit të ngushtë të Trumpit
08/11 15:12
Top News – Aksident i rëndë në Kroaci / Përmbyset autobusi me targa serbe, të paktën 2 viktima
08/11 15:11
Top Channel/ 165 mijë vende të reja pune në tetor, SHBA surprizon me punësimin
08/11 15:09
Top Channel/ Papa Leoni XIV sfidon Milein, varfëria ndez tensionet në Argjentinë
08/11 15:08
Top Channel/ 250 çifte martohen njëkohësisht, dasmë mes rrënojave të luftës në Gaza!
08/11 15:07
Top News – TikTok rrezikon shëndetin…BE përgatit gjobën, përdoruesit ‘humbasin’ në video
08/11 13:21
Top News – Trump ‘rinis’ luftën me Iranin / Raportohen shpërthime në jug, ‘origjina e paqartë’
08/11 13:15
Top News – Raketat e Huthive mbi qiellgërvishtëse / Tronditet Arabia Saudite, goditet Riadi
08/11 13:11
Top News – Ministri italian shënjestrohet nga Rusia/Hakerat zbulojnë të dhënat personale në Dark-Web
08/11 13:10
Top News – Përmbyten tendat, shira të rrëmbyeshëm / Gjendje katastrofike në Gaza, kampet nën ujë
08/11 13:10
Top News – SHBA, 20 milionë dollarë shpërblim…për informacione mbi programin bërthamor të Iranit
08/11 12:18
Top News – ‘Shkundet’ toka në Japoni…Lëkundje të tjera po vijnë! Tërmet i fuqishëm në vend
08/11 12:11