Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha arrin në Presidencë për takim me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiun. Pas takimit me Haxhiun, Hoxha do të takojë edhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, e më vonë do të takojë Ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufcën, ku do të kenë edhe adresim për media. Hoxha do të takojë edhe krerët e partive politike në Kosovë.