Mes dhimbjes së thellë, Roland dhe Lidio Hoxha, babë e bir që humbën jetën dje pas shpërthimit të bombolës së oksigjenit, u përcollën sot në banesën e fundit. Për ngushëllime në familjen Hoxha shkoi ministri i Brendshëm, Taulant Balla shoqëruar nga kryetarja e bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa.