Mali i Zi është kthyer në shqetësimin kryesor të momentit për Bashkimin Europian. Kriza e krijuar në vend është një prej temave kryesore të diskutimit në takimin e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE-së në Bruksel. Podgoricës i është bërë thirrje që situatën aktuale politike ta kapërcejë vetëm me mjete kushtetuese, në mënyrë që shteti kandidat të mund të vazhdojë rrugëtimin në procesin e integrimeve europiane.