Një 66-vjeçar që prodhonte dhe shiste mina me telekomandë për grupet kriminale u arrestua nga policia e Lezhës. Aksioni I koduar “AMONEKS” u zhvillua në fshatin Arrëmollë në Lurë pas informacioneve të siguruara në rrugë operative nga ana e agjentëve të strukturave të inteligjencës.