Rripi i Gazës është parë për dekada me radhë në mbarë botën si një simbol i mjerimit dhe varfërisë së palestinezëve. “Burgu më i madh i hapur i globit”, kështu është përshkruar territori ku janë ulur këmbëkryq skamia, uria e dëshpërimi. Por ajo që është e cuditëshme, shkruan gazeta gjermane Bild, është se në brezin bregdetar sa gjysma e madhësisë së Hamburgut, e të banuar nga mbi 2 milionë vetë, janë regjistruar qindra milionerë.