Top Channel/ Miliarderi dhe pronari i mediave 93 vjeç martohet me një biologë molekulare
03/06/2024 15:19

Një manjati dhe pronar mediash Rupert Murdoch, u martua të shtunën për herë të pestë, sipas medias britanike The Sun. The Sun, e cila është në pronësi të Murdoch, publikoi foto të miliarderit 93-vjeçar australian së bashku me gruan e tij 67-vjeçare, biologen molekulare në pension Elena Zhukova, në vreshtin e tij në Bel-Air, Kaliforni, ku u zhvillua dhe ceremonia. Zhukova është nëna e koleksionistit të artit rus-amerikan Dasha Zhukova, ish-gruaja e oligarkut rus Roman Abramovich. Murdoch ka qëndruar për dekada në krye të Fox Corporation dhe News Corp, dy kompani mediatike me degë që përfshijnë Wall Street Journal, New York Post dhe Fox News. Murdoch, i cili ka një vlerë neto prej 9.77 miliardë dollarësh sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg, njoftoi në nëntor 2023 se do të largohej si kryetar i të dy organizatave, duke ia dorëzuar frenat djalit të tij. Murdoch në atë kohë pohoi se ai do të vazhdonte një “rol aktiv” në News Corp dhe ende shërben si kryetar emeritus i dy kompanive. Ai filloi të takohej me Zhukova verën e kaluar, sipas New York Times . Çifti shpalli fejesën e tyre në mars. Murdoch ishte martuar së fundmi me ish-supermodelën Jerry Hall. Çifti u divorcua në vitin 2022. Në mars 2023, Murdoch i propozoi Ann Lesley Smith, por fejesa u ndërpre dy javë më vonë.

Top News – Voton për t’u larguar nga Britania / Fshati anglez proteston, nuk do kampe emigrantësh
22/11 12:42
Top News – Putini është një ‘vrasës gjakftohtë’ / Sekretari britanik i mbrojtjes ‘shpërthen’ në Kiev
22/11 12:25
Top News – Luftë në Sinaloa, kapet lordi i drogës / Arrestohet ‘Chapo Isidro’, i kërkuar nga FBI
22/11 12:25
Top News – Anija ruse digjet ende pranë Finlandës / Sulm në Baltik, Ukraina godet me dronë detarë
22/11 12:24
Top Channel/ Arrestohet bosi meksikan i drogës/“Chapo Isidro” në listën e 10 më të kërkuarve nga FBI
22/11 12:22
Top News – Kinema në 9000 kilometra lartësi/Hollivudi ‘pushton’ qiellin, ‘një treg’ në shpërthim
22/11 12:16
Top Channel/ Paralizohet Belgjika/ Protestat e sindikatave, anulohen fluturime dhe transporti publik
22/11 11:12
Top Channel/ Eisenkot fton Netanyahun në qeveri/ Bisedimet për kabinetin e ri, përgatitet koalicioni
22/11 10:35
Top Channel/ Noti i guximit në Ngushticën e Hormuzit, aktivisti me thirrjen e fortë për paqe
21/11 23:14
Top Channel/ Europa, tym e flakë nga protestat. Në Paris e Lion përleshje të dhunshme
21/11 22:59
Top Channel/ Tensione në kufijtë e NATO-s. Goditet me dronë anija ruse në Baltik
21/11 22:56
Top News – Britanikët ndërrojnë mendje. Sondazhi – Duam të kthehemi sërish në BE
21/11 22:06
Top News – Një GTA 6 për pensionistët. Kritika për Mitsotakis, loja s’lejohet nën 17 vjeç
21/11 20:23
Top News – Sulm kibernetik në Norvegji. Hakerët shënjestrojnë sistemin kombëtar të identifikimit
21/11 20:21
Top News – Franca kundërshton propozimin e KE. ‘Buxheti nuk i përmbush pritshmëritë tona’
21/11 18:33
Top News- Kurti kërkon njohjen nga Ukraina/ Mesazhi për Kievin-Kosova nuk ka asnjë lidhje me Krimenë
21/11 17:10
Top News-‘Të rinjtë kanë të drejtë që protestojnë’ / Nobeli i ekonomisë mbështet revoltën e ‘Gen z’
21/11 16:44
Top News – Shkatërroi urën e Putinit / Zelenski mbron sulmet – Përgjigje e drejtë ndaj Rusisë
21/11 16:30
Top News- Krisja brenda koalicionit / Meloni paralajmëron aleatët, kërcënon me zgjedhje të reja
21/11 16:00
Top Channel/ Kryeministri grek përdor lojën GTA për të promovuar bonusin për pensionistët
21/11 15:13