Ministri i ri i jashtëm i Gjermanisë do të jetë Johann Wadephul, e ky po konsiderohet një lajm i mirë për Ballkanin Perëndimor: Anëtar i CDU-së që nga viti 1982, ai ka ndërtuar një karrierë të gjatë politike dhe ka qenë që 2009-ta deputet në Bundestag.