Top Channel/ Mikrokreditë, Sejko: Ashpërsohen rregullat për subjektet financiare jobanka
05/09/2024 19:52

Institucionet financiare jo banka, kryesisht ato të mikrokredive dhe klientët e tyre do të përballen me kontrolle të rrepta nga Banka Qëndrore. Guvernatori Gent Sejko bëri të ditur se po punohet për një paketë me kufizime te reja që do të përjashtojnë shumë konsumatorë nga e drejta për kredi në subjektet e mikrofinancës. “Kjo rregullore do të jetë në drejtim të mbrojtjes së konsumatorëve dhe do të adresojë disa elementë konkretë. Një analizë me e thellë financiare. Do të ketë një filtrim më të mirë të klientëve, të cilët janë huamarrës të këtyre institucioneve, duke parashikuar ose parandaluar një moshë të caktuar, një aftësi të caktuar ose duke marrë në analizë më mirë financat e tyre personale dhe aftësinë e tyre për të qenë humarrës të institucioneve financiare jobanka.” Banka e Shqipërisë ka rishikuar edhe rregulloren për administrimin e rrezikut operacional për bankat dhe institucionet financiare jobanka. “Kjo rregullore konsiston në rritjen e kontrolleve kundrejt këtyre institucioneve, në drejtim të raportimeve që do të bëjnë në Bankën e Shqipërisë, në drejtim të kontrolleve të brendshme, në drejtim të organizimit dhe menaxhimit të proceseve të tyre të brendshme dhe gjithashtu në drejtim të kërkesave për kapital, të provigjionimit dhe të gjithë kërkesave të tjera rregullative që kanë të bëjnë me rreziqet operacionale brenda kësaj kategorie institucionesh.” Më këto masa rregullative dhe rregulloren e re që po hartohet me Bankën Botërore në drejtim të mbrojtjes së konsumatorëve, guvernatori Sejko shprehet i bindur se do të ketë përmirësime dhe efekte pozitive . Në përgjithësi, guvernatori i Bankës së Shqipërisë e vlerësoi të mirë situatën në sektorin financiar me rritje të kreditimit dhe depozitave dhe rënie të kredisë me probleme.

Top Channel/ Rama: Shteti do ndërhyjë për naftën, do sigurojmë edhe rezerva!
28/03 23:13
Top News – ‘Dalim me humbje’. Importuesit e naftës, kundër çmimit tavan të Bordit
27/03 16:41
Top Channel/ Ekonomia ngadalëson ritmet, INSTAT: Rritja 3.79% në 2025, niveli më i ulët…
27/03 12:10
Top Channel/ Ngadalëson ekonomia, Instat: Në 2025, ritme më të moderuara rritjeje
26/03 20:22
Top Channel/ Ulet çmimi i naftës! Bordi vendos: Jo më shumë se 203 lekë për litër
26/03 20:00
Top News- Bordi i Transparencës merr vendim, cakton çmimet e naftës e benzinës, ja sa do shiten
26/03 19:02
Top Channel/ Merret vendimi për naftën, ja sa e ul Bordi i Transparencës çmimin e hidrokarbureve
26/03 17:30
Top Channel/ “Rreziqet për ekonominë nga lufta”, Sejko: Inflacioni nën kontroll
25/03 19:35
Top News – Lufta ndryshon politikat e BSH. Nga objektivi për të ulur normën bazë, shqyrtohet rritja
25/03 17:40
Top Channel/ Shqipëria, ekonomi të qëndrueshme/ Moody’s: Ekonomia po rritet me 3.5%
14/03 15:07
Top News – Raporti i Moody’s. Vlerësimi për Shqipërinë, ekonomia e qëndrueshme
14/03 14:23
Top Channel/ Pavijoni shqiptar në Cannes renditet mes 5 më të mirëve në panairin MIPIM 2026
11/03 15:28
Top Channel/ Taskforcë për karburantet, nafta arrin 198 lekë prej Konfliktit në Lindjen e Mesme
10/03 19:35
Top Channel/ Inflacioni arrin në 2.5%, shtrenjtohen qiratë dhe ushqimet
09/03 15:23
Top Channel/ Eksportuesit kërkojnë ndihmë, kurs këmbimi fiks dhe zerim taksash
04/03 19:52
Top Channel/ Nis hetimi ndaj karburanteve, Autoriteti i Konkurrencës: Jo rritje spekulative të çmimit
04/03 19:43
Top Channel/ Lufta prek naftën në Shqipëri, ngrihet lehtë çmimi! Çfarë kërkojnë ekspertët
03/03 19:35
Top Channel/ Ulet besimi në ekonomi, ndërtimi pëson rënien më të madhe
02/03 15:14
Top Channel/ Bizneset shtojnë kursimet pas festive/ U rritën ndjeshëm paratë e depozituara në banka
01/03 12:25
Top Channel/ Nis rivlerësimi i pronave, si përllogaritet diferenca për qytetarët
26/02 15:27