Top Channel/ Mijëra studentë në rrugët e Shkupit për gjuhën shqipe, iu bashkuan të rinj nga Kosova
18/05/2026 19:45

Prej orës 16.30, mijëra studentë shqiptarë, të rinj dhe qytetarë në Maqedoninë e Veriut u ngritën në protestë për gjuhën shqipe. Protestës së studentëve të juridikut në vendin fqinj ju bashkuan edhe të rinj nga Kosova e Tirana. Flamujt kuqezi dhe thirrjet në kor për “UÇK-në” pushtuan kryeqytetin maqedonas, Shkupin. Protesta e studentëve shqiptarë u shoqërua edhe me thirrje kombëtare. Po ashtu, gjatë marshimit të tyre, ata kanë kënduar Himnin Kombëtar. Studentët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit të vendit, Hristijan Mickoski, dhe ministrit të Drejtësisë, Igor Filkov. Ky i fundit provokoi studentët shqiptarë, vetëm pak orë para protestës, teksa deklaroi se “nuk ka provim në gjuhën shqipe, është çështje e mbyllur”. Janë rreth 400 studentë shqiptarë, që studiojnë për drejtësi në tre universitetet e Maqedonisë së Veriut, dhe kërkojnë që provimin e jurisprudencës ta japin edhe në gjuhën shqipe, siç ua lejon ligji. Kjo është protesta e dytë shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, ku gjatë tubimit u shoqëruan tre studentë. 18:50 “Provimet e jurisprudencës do të jepen në shqip”/ Tubimi i studentëve në RMV, zëvendëskryeministri Sali: Ata protestojnë për frontin europian Ndërkohë që në Shkup mbahen protestat e studentëve shqiptarë për gjuhën shqipe, zëvendëskryeministri Bekim Sali ka thënë në Kuvend se provimi i jurisprudencës do të jepet në gjuhën shqipe. Ai shjtoi se studentët kanë të drejtën e tyre për të protestuar dhe ata po e bëjnë për frontin europian.

Top Channel/ 8 orë gurë, gaz e ujë në protestë. Sulmohen e digjen biznese, dëmtohen institucionet
24/10 23:28
Top Channel/ Mobilizim për zgjedhjet në Serbi, Kurti thirrje shqiptarëve të Luginës: Votoni 17
24/10 23:24
Top Channel/ Boshatisen rrugët e Tiranës, qetësi në Bulevard pas ndërhyrjes së policisë
24/10 22:35
Top News – Beleri letër Kaja Kallas. ‘Të hetohet dhuna ndaj studentëve në Shqipëri’
24/10 22:08
Top Channel/ “A je mirë? Nuk po reagon”, policët godasin me shkopinj gome një qytetar në rrugë
24/10 22:05
Mbyllet protesta, policia shpërndan protestuesit/ Pamje të trishta në shesh | Breaking
24/10 21:54
Top Channel/ Digjet kioska pranë qendrës së Tiranës, protestuesit i vënë flakën dhe largohen
24/10 21:53
Top News – Bilanci i përplasjeve. Dhuna nuk kursen, gazetarë, studentë e policë të lënduar
24/10 21:38
Top News – ‘Distancohuni nga maskat e dhunshme’. Policia u bën thirrje protestuesve: S’do tolerojmë!
24/10 21:29
Top News – Dy thirrje për proteste kombëtare, PD e nis te bulevard, shkrihet me studentët te Ministria
24/10 21:28
Top Channel/Sulmohen bizneset, thyejnë xhamat e një banke të nivelit të dytë në rrugën e Kavajës
24/10 20:50
Top Channel/ U plagos një deputet. Shëndetësia: Ka protestues të lënduar dhe një gazetare
24/10 20:50
Top Channel/ Përplasje në protestë . “Luftë” në Bulevard me gurë, ujë, plumba gome dhe gaz
24/10 20:46
Top Channel/ Tetë të lënduar nga protesta. Mes tyre një deputet, protestues, gazetarë dhe policë
24/10 20:43
Top Channel/ Gurë dhe policë, boshatiset Bulevardi nga protestuesit
24/10 20:34
Top Channel/ Molotov e fishekzjarrë nga protestuesit, policia përgjigjet me gaz lotsjellës
24/10 20:33
Top Channel/ Protestuesit hedhin molotov, policia gaz lotsjellës në sheshin “Skëndërbej”
24/10 20:31
Top Channel/ Nisin shoqërimet e para, polici përqafohet me të riun
24/10 20:25
Top News – Athina dhe Ankaraja shkëmbejnë replika. Emërimi i myftinjve kthehet në ‘mollë sherri’
24/10 20:00
Top channel/ Kangjëllat e trotuarëve në mes të rrugës, policia i largon
24/10 19:58