Qytetarët janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” për ditën e katërt të protestës për Zvërnecin. Një pjesë e madhe e tyre mbajnë në duar flamengo kartoni si banderola, ndërsa emri i propozuar i protestës është: “Revolucioni i Flamingove”. Gjatë protestës ka pasur përplasje mes qytetarëve dhe policisë dhe është çarë kordoni.