Top Channel/ Mijëra marshojnë në Tel Aviv kundër reformave gjyqësore të qeverisë Netaniahu
25/03/2023 22:39

Mijëra demonstrues me flamurë izraelitë marshuan sot sërish në Tel Aviv për të protestuar ndaj reformës gjyqësore dhe politikave radikale të qeverisë së kryeministrit Benjamin Netanyahu. Protesta në javën e saj të 12-te, vjen teksa qeveria e Netaniahu kërkon të forcojë kontrollin ndaj gjyqësorit me reformën që pritet të avancojë javën që vjen. Demonstratat më të mëdha në kryeqytetin Tel Aviv kanë tërhequr rreth 100,000 protestues, ndërsa marshime të ngjashme janë zhvilluar në të tjera qytete të vendit me 10 milionë njerëz. Protestat kanë kundërshtuar gjithashtu operacionet ushtarake në tokat e pushtuara në Palestinë dhe zgjerimin e dhunshëm të kolonive të reja izraelite atje. Ndërkohë ministri i drejtësisë Yariv Levin ka thënë se koalicioni në pushtet do të nisë kalimin e elementëve të reformës në parlament nga 2 prilli. Netanyahu e konsideron reformën si kryesore për aleancën e tij qeveritare me radikalë hebrej dhe parti të ekstremit të djathtë, që prej ardhjes në pushtet në dhjetor. Legjislacioni i ri i jep më shumë forcë qeverisë në komisionin e zgjedhjes së gjykatësve dhe mohon anulimin e amendamenteve nga Gjykata e lartë, mes të tjerave. Presidenti ceremonial i vendit Issac Herzog – është përpjekur të hapë një dialog për çështjen dhe më herët e quante legjislacionin "kërcënim ndaj bazave të demokracisë". Pamjet: AFP

Top Channel/ Rusia godet trenin ukrainas afër Polonisë, evakuohet treni ku udhëtonte Boris Johanson
13/09 23:03
Top News- ‘Si të vrasë shokët e shkollës’, adoleshenti pyet ChatGPT…alarmohet FBI
13/09 15:39
Top Channel/ Mbyllet aeroporti në Lituani! Dronët alarmojnë Naton, Kushner: Vetëm një kusht për…
13/09 15:25
Top News- Operacion shpëtimi spektakolar në Iran? CNN: Hegseth detyroi pilotët e F-15 të…
13/09 13:58
Top Channel/ Trump zhgënjen Arabinë Saudite, princi Bin Salman i telefonoi dy herë, por SHBA…
13/09 12:24
Top News- Treni ‘fluturon’ nga shinat në Francë, hetuesit dyshojnë për sabotim
13/09 11:58
Top Channel/ Jepet alarmi për AI: Më e rrezikshme nga sa e mendojmë
12/09 23:39
Top Channel/ Vdekja e Mazonakis, mjeku ngre alarmin, thirrje qytetarëve: Kujdes me terapitë për…
12/09 23:30
Top News- “Nëse do të takosh Putinin, eja në Moskë”, Kremlini i përgjigjjet Zelensky-t
12/09 21:23
Top Channel/ Treni del nga shinat në Francë. Dyshime për sabotazh, 44 të plagosur
12/09 15:10
Top Channel/ Céline Dion rikthehet,koncerti i parë i plotë pas gjashtë vitesh,30 mijë fansa e presin
12/09 15:04
Top Channel/ Dokumentari për Gazën favorit, “NAZA” merr duartrokitje rekord, sot ndahen çmimet
12/09 15:03
Top Channel/ Alarm për syzet inteligjente, filmimet e fshehta shtojnë thirrjet për ndalim
12/09 15:01
Top Channel/ Zelensky: Shkoj në SHBA nëse Putin merr pjesë në samitin e G20
12/09 15:00
Top News – Aleanca anti-perëndim / Mblidhet në Indi, ‘deklaratë për rend të ri botëror’
12/09 14:56
Top Channel/ BE-ja për Thacin: ”Shtetet të respektojnë vendimin e Hagës, ai mund të apelohet”!
12/09 14:42
Top News – ‘Përgjithësoi shqiptarët si kriminelë.’ Ambasada shqiptare në londër, ankesë ndaj SkyNews
12/09 14:31
Top Channel/ “Ta bëjmë Suedinë, sërish Suedi”: Ekstremi i djathtë, hyn për herë të parë në qeveri?
12/09 14:09
Top News – Trump shkakton furi reagimesh. ‘Dua që Irlanda të bashkohet, do ishte fantastike’
12/09 13:48
Top News – Rusia, tjetër sabotazh në BE. Shpërthim në fabrikën e armëve që furnizon Ukrainën
12/09 12:44