Top Channel/ Mijëra besimtarë ngjiten në Malin e Shenjtë për festën e Abaz Aliut
21/08/2026 19:58

Ka nisur sot pelegrinazhi 5-ditor në Malin e Tomorrit. Mijëra besimtarë i jane drejtuar vendit të shenjtë për ngjarjen më të madhe shpirtërore të komunitetit bektashian që mbledh çdo vit qindra mijëra besimtarë e vizitorë nga Shqipëria, rajoni dhe bota. Mali i Shenjtë do të shërbejë si qendër lutjesh për paqe, shëndet e mbarësi. Deri më 25 gusht. Qëndrimi në natyrë dhe fushimi në çadra në lartësitë e malit është një nga traditat më të veçanta të këtij pelegrinazhi, ku besimtarët kalojnë të paktën një natë nën qiellin e hapur për të marrë bekimin e vendit të shenjtë. Cdo vit festa ka njohur rritje te numrit te besimtareve dhe për kere qëllim janë marre masa të shumta. Ritualet kryesore zhvillohen pranë Teqesë së Kulmakut dhe në Çukën e Abaz Aliut, ku kryhet ritmi i kurbanit dhe ndizen qirinj.