Top Channel/ Micotaqis përdor Belerin për vota, e fut në listën e kandidatëve për eurodeputet
15/04/2024 22:41

Shqipëria për të hyrë në Europë bëri një ligj që, nëse je i dënuar në Greqi, nuk mund te kandidosh as për në Parlament e as për zgjedhje vendore. Ndërsa Kryeministri grek Micotaqis, për një grusht votash më shumë nga ekstremistët grekë në zgjedhjet Europiane, futi në listat për eurodeputet Fredi Belerin, një i dënuar në shkallë të parë për korrupsion në Shqipëri. Ai ka edhe një dënim në Greqi për armëmbajtje pa leje të kryer në bashkëpunim, ndërkohë që në Shqipëri është marrë i pandehur për akte terroriste, në masakrën e Peshkëpisë në 18 mars 1995 ku mbetën të vrarë dy ushtarë shqiptarë. Partia e Kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis zyrtarizoi Fredi Belerin, si një nga 42 kandidatët në zgjedhjet e Parlamentit Europian që do të mbahen nga data 6 deri në 9 qershor 2024. Kandidimi i Belerit ishte paralajmëruar kohë më parë dhe mediat e Athinës e kishin bërë thuajse zyrtare mbështetjen e kryeministrit grek për Belerin, pavarësisht faktit se dy prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të kreut të mazhorancës në Greqi, ministri i jashtëm dhe një prej këshilltareve për politikën e jashtme kishin dalë kundër. Teksa ka marrë emërimin për të kandiduar nën siglën e “Demokracisë së Re” në Athinë, Fredi Beleri në Tiranë është dënuar me 2 vjet burg nga Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e cila e gjeti fajtor për korrupsion aktiv në zgjedhje kryetarin e zgjedhur të Bashkisë së Himarës. Të gjitha shkallët e gjyqësorit në vend, përfshi këtu edhe Gjykatën Kushtetuese pak ditë më parë, nuk kanë marrë asnjë vendim në favor të Fredi Belerit. Pamjet: AFP

Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37
Top News- Kush janë evropianët që do negociojnë me Putin për Ukrainën, a do vendoset paqja?
13/11 22:35
Top News- Turqia dhe Katari bashkojnë forcat/ Nënshkruajnë marrëveshje të ndërsjellë mbrojtjeje
13/11 22:30
Top Channel/ Microsoft zbulon çfarë ndodhi: Çfarë e shkaktoi kolapsin global
13/11 22:24
Top News- Ndryshimet klimatike po nxitin migrimin/ IOM: 200 milionë njerëz kërcënohen të zhvendosen
13/11 22:00
Top News – Fundi tragjik i 13-vjeçares. E mitura gjendet e e lidhur dhe e pajetë në një banesë
13/11 21:30
Top Channel/ 25 vite burg për vrasje, gabimi fatal që burgosi për 13 vite 64-vjeçaren e pafajshme
13/11 21:07
Top News – Putin nuk kënaqet vetëm me Ukrainën. Nga Finlanda, tek bazat e NATO-s, zbulohen kërkesat
13/11 21:00
Top Channel/ “Jam maskara”! Lidhjet jashtëmartesore, orët kritike të Jensen Huang në krye të Nvidia
13/11 20:54
Top Channel/ “Dita e Gjykimit”! Zbulohet historia e profecisë 66-vjeçare: Fundi i botës…
13/11 20:52
Top Channel/ Kërkesat brutale të Rusisë,“Bild”: Kërkon të dalë Finlanda nga NATO
13/11 19:55
Top News- Një njeri që do përballet me Putinin! Evropa kërkon një ‘të dërguar’ për bisedimet e paqes
13/11 17:54
Top Channel/ Anglezët “zbërthejnë” Çopjat, dokumentari zbulon si funksionon trafiku i kokainës
13/11 17:48