Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka biseduar pak më parë me Fredi Belerin, që vuan dënimin në burgun e Fierit. Mitsotakis ka uruar Fredi Belerin për zgjedhjen e tij si eurdeputet në zgjedhjet për PE të 9 qershorit. Biseda e tij telefonike i paraprin një takimi që do të kryejë kreu i qeverisë greke nesër në orën 10:00 me gjashtë eurodeputetët e tjerë në zyrën e tij për të diskutuar detyrat e tyre të reja në Parlamentin Evropian.