Top Channel/ Michigan, tronditen demokratët/ Zgjedhjet promare për Senatin i fiton Abdul El-Sayed
05/08/2026 23:03

Rezultatet e zgjedhjeve primare të zhvilluara këtë të martë në pesë shtete amerikane kanë prodhuar surpriza vetëm tre muaj përpara zgjedhjeve të rëndësishme të mesmandatit. Surpriza më e madhe ka ardhur nga shteti i Michiganit, ku votuesit demokratë morën një vendim të guximshëm duke zgjedhur një kandidat kryengritës dhe jashtë establishmentit partiak për garën e nëntorit për në Senat. Abdul El-Sayed, djali dy emigrantëve egjiptianë dhe ish-zyrtar i shëndetësisë në Michigan, siguroi një fitore historike në garën e brendshme të partisë. Ndonëse sondazhet e fundit e nxirrnin atë përpara me një diferencë komode, rezultati përfundimtar ishte shumë më i ngushtë, duke ngritur sërish dyshime mbi saktësinë e anketimeve moderne. Megjithatë, kjo nuk e zbeh rëndësinë e këtij suksesi që ka tronditur kupolën drejtuese demokratike. El-Sayed zhvilloi një fushatë të bazuar plotësisht në parimet e krahut progresiv, duke siguruar mbështetjen e figurave kryesore të së majtës amerikane si senatorët Bernie Sanders dhe Elizabeth Ëarren, si dhe kongresmenes Alexandria Ocasio-Cortez. Gjatë debateve dhe takimeve me votuesit, ai u shfaq si kandidati më elokuent, duke mbrojtur politika si sigurimi shëndetësor shtetëror për të gjithë, ulja e çmimeve të ilaçeve, rritja e taksave për të pasurit dhe reforma në financimin e fushatave. Ajo që e bën edhe më të jashtëzakonshme fitoren e El-Sayed është fakti se rivalja e tij, Haley Stevens, kishte mbështetjen e plotë zyrtare të Uashingtonit dhe një makineri gjigante financiare pas vetes. Stevens kishte grumbulluar fonde të jashtëzakonshme, duke përfshirë 32 milionë dollarë vetëm nga Komiteti i Çështjeve Publike Amerikano-Izraelite. Pyetja kryesore që shtrojnë analistët tani është nëse strategjia e El-Sayed për të elektrizuar bazën e partisë dhe për të shfrytëzuar zemërimin e tyre do të funksionojë edhe te votuesit e moderuar dhe të pavarur në zgjedhjet e përgjithshme. Michigani njihet si një shtet luhatës (sëing state) dhe fitorja e një kandidati që mbron hapur ideologjinë e majtë mbart rreziqe, por edhe mundësi të mëdha për të ndryshuar balancën e pushtetit në dhomën e lartë të Kongresit Amerikan.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55