Ilir Meta ka sulmuar sërish SPAK dhe kreun e saj, Altin Dumani. Nga Konferenca e Organizative në Tiranë, kreu i Partisë së Lirisë tha se drejtësia vepron me regji të komanduar nga Rama. Ish-presidenti, që ndodhet nën hetim nga SPAK për pasurinë dhe për lobim në SHBA, nuk ka harruar të merret edhe me çështjen “Beleri”.