Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e quajti një skenë krimi inceneratorin e Tiranës, gjatë fjalës në protestën e mbajtur në Tiranë. Me tone të ashpra ai ka kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama, si drejtuesin e grupit kriminal që po vjedh shqiptarët. Sipas tij ka një koordinim perfekt midis rilindjes dhe SPAK-ut për të blerë drejtësinë.