24 ore pas shfaqjes brenda nje kafazi te qelqtëte Ilir Metes me nje portret dukshem te tranformuar, jo nga vitët qe mban ne kurriz, por nga ditet e qendrimit ne paraburgim, Sali Berisha u kujtua për aleatin e izoluar. Berisha: Partia Demokratike denoncon dhe dënon me forcën më të madhe arrestimin, paraburgimin, qëndrimet çnjerëzore në burg dhe në sallën e gjyqit, të urdhëruara direkt nga Edi Rama, ndaj kryetarit të PL, Ilir Meta dhe kërkon lirimin e tij të menjëhershëm nga paraburgimi. PD i bën thirrje Komitetit Antitorturë të Këshillit të Europës të ndërhyjë me urgjencë ndaj akteve të hakmarrjes primitive antikushtetuese ndaj Ilir Metës të Edi Ramës