Top Channel/ Meta mbetet në burg! Gjykata Kushtetuese la në fuqi arrestin me burg
08/04/2026 20:02

Gjykata Kushtetuese vendosi për Ilir Metën. Siç raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, masat e arrestit në burg të shpallura nga gjykatat më të ulëta janë kushtetuese dhe ndaj mbeten në fuqi. Ky vendim siç shprehet kushtetuesja u dha me shumicë votash. Ndërkohë për pretendimit tjetër të mënyrës se si ju kufizua liria, kushtetuesja deklaroi se nuk mundi ta marrë kërkesën në shqyrtim përderisa nuk ka ende një verdikt nga shkallët më të ulëta dhe për sa kohë ish-presidenti ka depozituar denoncim pranë prokurorisë. Ilir Meta nuk u eskortua nga ambientet e burgut në Gjykatë Kushtetuese sepse procesi u mbajt pa praninë e palëve dhe duke u bazuar tek provat materiale. Në seancë nuk ishin të pranishëm as prokurorët e SPAK por i kishin dërguar prapësimet me shkrim sikurse edhe avokatët e ish presidentit nën akuzë për korrupsion, në të njëjtët fahsikuj ku e pandehur është edhe ish-bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi. Meqënëse gjykata antikorrupsion ka caktuar datën datën 27 prill si ditën kur nis gjykimi i themelit ndaj pesë të pandehurve, Meta garanton jo vetëm që do jetë i pranishëm por ka dërguar ftesat e tij virtuale. “Ejani më 27 prill të shikoni se si u justifikua ky rrëmbim mafioz bazuar vetëm mbi gënjeshtra dhe falsifikime.Ejani të gjithë të shikoni se si DIA ishte një krijesë jo vetëm de facto, por edhe de jure amerikane!Ejani të shikoni se si letërporositë janë nisur vetëm me qëllime mashtrimi të autoriteteve amerikane dhe të tjera!”, shkroi Meta.

Top News- Mashtrim me gjobat nga e-Albania/ Policia apel qytetarëve: Mos jepni të dhënat
08/04 20:26
Top Channel/ Debati për gjuhën shqipe në RMV, deputetët shqiptarë përplasen edhe në kuvend
08/04 20:11
Top Channel/ Konferencë shkencore në Universitetin e Tiranës, Marku: Sfidë, orientimi i të rinjve
08/04 20:10
Top Channel/ Meta mbetet në burg! Gjykata Kushtetuese la në fuqi arrestin me burg
08/04 20:02
Top News- Antiterrori pajiset me dronët amerikanë, teknologjia më e fundit kundër krimit
08/04 19:32
Top News – Tjetërsimi i pronave në Lezhë. Gjykata e Lartë rikthen dosjen për ish kryebashkiakun
08/04 19:25
Top News – Gjykim i shkurtuar për Berberin. Gjykata e Posaçme pranon kërkesën e ish kreut të ARRSH
08/04 18:13
Top News – British Airways dhe Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës shënojnë 20 vite bashkëpunim
08/04 18:08
Top News- Ndërhyrja për jahtet, cenon lëvizjen. Kufizohet qarkullimi i mallrave në Portin e Durrësit
08/04 16:30
Top News- PDK letër Albulena Haxhiut/ Kërkon emërimin e anëtarit të saj të dytë në KQZ
08/04 15:30
Top Channel/ Për 100 euro nxjerr armën dhe kërcënon fqinjin në Tiranë, arrestohet 50-vjeçari
08/04 15:28
Top Channel/ Kushner largohet nga Sazani?! Debat në parlament për projektin
08/04 15:20
Top News – Beteja mes Rubio e JD, Vance. Pse sekretari është favorit për të pasuar Trump në SHBA
08/04 15:19
Top Channel/ Çmimi i naftës ulet në 220 lekë, armëpushimi SHBA-Iran ndihet në Shqipëri
08/04 15:07
Top News – Paqja ul çmimin e karburanteve. Bordi rishikon çmimin tavan, nafta zbret me 4 lekë
08/04 15:04
Top Channel/ Përfshihet nga flakët godina 5-katëshe në Gjirokastër, zjarrfikësit në vendngjarje
08/04 15:03
Top News – Burgjet si vende lufte. Rreth 25 veta çdo vit humbin jetën nga keqtrajtimi
08/04 14:26
Top News – PD propozim për uljen e çmimit të naftës. ‘TVSH-ja të shkojë për reduktimin e akcizës’
08/04 14:26
Top News – Armëpushimi në pikëpyetje. Sulmet iraniane vazhdojnë në Gjirin Persik
08/04 14:25
Top News – Mjekët nuk e duan urgjencën. Rama: Do t’u ofrojmë paga të njëjta me specialistët
08/04 12:58