Ish-Presidenti Ilir Meta ka publikuar intervistën e dhënë në “Breaking” në Top News me gazetaren Dafina Hysi. Gjatë intervistës, ai u ndal te gjendja e tij shëndetësore, ku u shpreh se është më mirë se kurrë, duke shtuar se ndryshe nga të paraburgosurit e tjera, atij i lejohet të bëj vetëm një herë ajrosje në ditë. Ai gjithashtu shtoi se skandali i dytë lidhet me pengimin e transmetimit live të procesit gjyqësor, duke thënë se qytetarët nuk kanë pse informohen në mënyrë të deformuar.