Këtë të hënë mbahet seanca e parë e gjyqit të themelit për ish-presidentin Ilir Meta. Anila Hoxha raporton për Top Channel, se Kreu i PL-së, u shfaq në kafazin e xhamit të sallës së gjyqit, ku ka përshëndetur publikun me dy gishtat lart dhe më pas bën shqiponjën me duar duke thënë “Shqipëria e shqiptarëve”. Para nisjes së gjyqit, Meta e ka quajtur këtë proces ‘të turpshëm kundër shtetit shqiptar. “Ju ftoj nga sot deri në momentin e fundit, ju ftojë të ndiqni dhe transmetoni live të gjithë procesin. Ju garantoj se mbaj përgjegjësi për çdo veprim, akt dhe sjellje timen”, tha ai