Nga konferenca për shtyp, kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, tejkaloi akuzat e Sali Berishës për SPAK dhe kryeprokurorin Altin Dumanin. Meta tha se Dumani e ka kthyer SPAK, në organizatë kriminale që mbron ‘pandëshkueshmërinë e Edi Ramës, Veliajt që nuk do preken për momentin, por do u vijë radha’.