Top Channel/ Mësuesit, paga 1250 euro në 2029. Programi për arsimin: Rritje për të gjithë nivelet
27/09/2025 19:45

Paga mesatare e mësuesve do të jetë 1250 euro deri në vitin 2029. Ky është një nga objektivat e mandatit të katërt të qeverisë, të prezantuara në programin e kabinetit socialist në fushën e arsimit. “Kur flitet më këto shifra sot duket joshëse, por mos harrojmë se ky është plani për katët vitet e ardhshme që do të thotë kostot ndryshojnë. 1000 euro sot nuk kanë të njëjtën vlerë si para katër vitesh, njësoj do të jetë edhe për 4 vite më vonë. Rritja duhet të bëhet në bazë të indeksit”. “Mendoj se do jetë një shtysë për t’i motivuar, duke i mirëpaguar do të nxiten të kontribuojnë më shumë”. Investimet do të përqëndrohen në transformimin digjital të shkollave, si dhe përfshirjen e inteligjencës artificiale në mësim si plan për të arritur “Shqipërinë në BE në 2030”. Ndërsa premtojnë se do të testojnë përfshirjen e ushqimit në institucionet arsimore duke e pilotuar në çdo bashki qendër qarku. Por ekspertët vlerësojnë se nuk duhet të ketë diferencime midis shkollave. “Ushqimi është nevojë. Por ky ka qënë një nga premtimet e fushatës, tani duhet parë a do kthehet në një plan veprimi? a do të realizohet brenda 4 vitesh për gjithë Shqipërinë?’ Zgjatja e orarit të qëndrimit të nxënësve në mjediset arsimore është një tjetër synim i qeverisë socialiste, përmes një programi të ri pas shkollor. “Prindërit do ndiejnë siguri se do jenë po brenda mureve të shkollës, po me mësuesit që njohin. Sepse kohët e fundit janë hapur shumë after school, qendra private që nuk janë nën kontroll dhe ka pikëpyetje për cilësinë.” Gjithashtu, fuqizimi i arsimit profesional është në fokus të “Rama 4”, ku parashikohet dyfishimi i të rinjve, duke arritur 35% e numrit të përgjithshëm të nxënësve. Investimi pritet të shkojë në 60 milionë euro në ndërtimin e shkollave profesionale dhe instalimin e laboratorëve teknikë.

Top Channel/Rritet çmimi i biletave për në Korçë nga nafta, 200 lekë më shumë udhëtimi drejt Tiranës
06/04 20:01
Top Channel/ Bizneset rrisin borxhin ndaj shtetit. Borxhi tatimor arrin 194 miliardë lekë
06/04 15:32
Top Channel/ Çmim rekord i domates, 350 lekë për kg. Fermerët: Na vjen turp, por u rritën kostot
05/04 19:49
Top Channel/Çmime të kripura në Elbasan, qytetarët prisnin të uleshin pas festave, por u shtrenjtuan
05/04 12:15
Top Channel/ 40% e punëtorëve kanë ikur, BSH: Emigrimi godet ekonominë, rrit presionin në inflacion
04/04 12:12
Top News- Rritet nafta, 224 lekë litri/ Qeveria ul akcizën, por çmimi ende i lartë
03/04 20:07
Top Channel/ Nafta shkon 224 leke, ulet taksa! Akt-normativ për të ulur akcizën
03/04 19:37
Top Channel/ ‘Sektori i naftës nuk është i rregulluar’, Eksperti i Ekonomisë në PD: Asgjë s’ka…
03/04 19:30
Top News- Ekonomia gjermane në ngërç/ Kriza e energjisë, përgjysmohen parashikimet për rritjen
03/04 18:36
Top Channel/ BSH: Lufta rrezikon rritje të inflacionit! E ngjashme me konfliktin në Ukrainë
02/04 20:05
Top News – Çmimet e referencës në bregdet. Rinis procesi i vlerësimit, rezultati brenda prillit
30/03 16:43
Top Channel/ Gruri do kushtojë më shumë, shkak nafta dhe plehrat kimikë! Fermerët ngrenë shqetësimin
29/03 19:48
Top Channel/ Rama: Shteti do ndërhyjë për naftën, do sigurojmë edhe rezerva!
28/03 23:13
Top News – ‘Dalim me humbje’. Importuesit e naftës, kundër çmimit tavan të Bordit
27/03 16:41
Top Channel/ Ekonomia ngadalëson ritmet, INSTAT: Rritja 3.79% në 2025, niveli më i ulët…
27/03 12:10
Top Channel/ Ngadalëson ekonomia, Instat: Në 2025, ritme më të moderuara rritjeje
26/03 20:22
Top Channel/ Ulet çmimi i naftës! Bordi vendos: Jo më shumë se 203 lekë për litër
26/03 20:00
Top News- Bordi i Transparencës merr vendim, cakton çmimet e naftës e benzinës, ja sa do shiten
26/03 19:02
Top Channel/ Merret vendimi për naftën, ja sa e ul Bordi i Transparencës çmimin e hidrokarbureve
26/03 17:30
Top Channel/ “Rreziqet për ekonominë nga lufta”, Sejko: Inflacioni nën kontroll
25/03 19:35