Përsëritja për nxënësit që nuk kanë ndjekur mësimin online vjet apo kanë mangësi për shkak të mësimdhënies në kushtet e pandemisë përfundon në datë 24 shtator. Mësuesit e kishin të detyrueshme fillimin e punës në 1 shtator, ndryshe nga nxënësit që pjesëmarrjen e kishin me dëshirë.