Edhe pse është java e tretë e vitit të ri shkollor, Ministria e arsimit ende nuk ka publikuar të dhënat zyrtare të numrit të nxënësve që janë ulur në bankat e shkollës. Ndërsa tha në Komisionin e edukimit ku ishte thirrur në seancë dëgjimore për masat e marra në institucionet arsimore, se regjistrimet nuk kanë përfunduar.