Mjeshtri japonez i modelimit, Shingo Sato, është i njohur për përdorimin e artit të origamit. Prej 30 vitesh ka prezantuar koleksione në Milano e Paris dhe ka dhënë leksione në shumë vende të botës, nërsa këto ditë zhvilloi për herë të parë një workshop me studentët e arteve në Laboratorin e Tekstil Modës, me mbështetjen e ambasadës japoneze.