Qindra besimtarë katolikë u mblodhën të martën në mbrëmje në katedralen e Shën Palit në kryeqytet për të ndjekur meshën e Krishtlindjes, që kulmoi në mesnatë. Me urimet për një zemër të bardhë për krishtlindje, besimtarët u lutën për shëndet e harmoni në familjet e tyre.