Në një kohë kur java e shkuar prodhoi shkrirjen e parë të akullit, mes shumicës parlamentare dhe opozitës me më shumë deputet në parlament, David Wisner i ngarkuari me Punë i Ambasadës së SHBA-së është takuar me Kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla. Zyra e Shtypit në kuvend thotë se gjatë takimit u diskutua mbi angazhimi kryetares Nikolla për rikthimin e veprimtarisë së Kuvendit në normalitet, çka zyrtarizon atë që deri më sot palët e kanë pranuar jashtë kamerave.