Top Channel/ Mesazhi i Metës: Socialistët atdhetarë do të jenë forcë ndëshkuese në 11 Maj
09/05/2025 19:00

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, fton qytetarët të marrin pjesë masivisht në votime për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në një audiomesazh nga qelia, ai e cilëson votën si mjet ndëshkimi për qeverinë socialiste. “Ju ftoj për pjesëmarrje dhe vetëm pjesëmarrje, për t’i dhënë fund shpopullimit me votën tuaj më 11 Maj. Pjesëmarrje dhe vetëm pjesëmarrje për t’i hapur rrugën Ndryshimit dhe Madhështimit të Shqipërisë tonë të shtrenjtë! Jam i bindur se edhe socialistët atdhetarë dhe të përgjegjshëm do të jenë një forcë e rëndësishme ndëshkuese dhe ndryshuese për Shqipërinë më 11 Maj sepse nuk ka asgjë socialiste ta lesh shtetin në dorën e krimit dhe të heshtësh e të varfërosh intelektualët, pedagogët, akademikët, mësuesit, mjekët. Sepse nuk ka asgjë socialiste të degjenerosh familjen dhe fjalët e shenjta nënë e babë t’i zëvendësosh me “Prindi 1 dhe Prindi 2” të “Rilindjes”. Sepse nuk ka asgjë socialiste që 570 mijë pensionistë t’i braktisësh me pension 50-170 euro/muaj ndërsa qindra milion euro t’i grabisësh me inceneratorë që nuk ekzistojnë”. Meta u ndal te kandidatët e Partisë së Lirisë dhe u zotua për mbajtjen e premtimeve që koalicioni Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka dhënë gjatë fushatës. “Dua t’i garantoj të gjithë socialistët e ndershëm se vota e tyre për Ilir Metaj në Qarkun e Tiranës dhe për kandidatët e Partisë së Lirisë në çdo Qark të Shqipërisë është garanci sublime për mbajtjen e premtimeve tona konkrete që 100 ditët e para të koalicionit tonë për çdo pensionist dhe student, për çdo përfitues të ndihmës ekonomike dhe qytetar shqiptar në nevojë. Siç është garanci që brenda 4 viteve Shqipëria bëhet fuqi prodhuese dhe eksportuese. Çdo anëtari dhe simpatizanti të Partisë së Lirisë në këto 48 orë të mbetura i kërkoj që të shtojë edhe një të afërm tjetër edhe një shok edhe një komshi edhe një të njohur për ta bërë pjesë të Ndryshimit historik të 11 Majit. Të braktisim mashtrimin! Të braktisim shpopullimin! Të zgjedhim Ndryshimin, NR.1, që Shqipëria dhe shqiptarët të jenë gjithmonë TË PARËT”.

Top Channel/“ Ju jeni dele” Këllici dhe Noka thërrasin në Kuvend: Republika e Ronit dhe…
22/10 11:12
Top Channel/ “Do të të…”, deputetët e PD kapen me grushte me mazhorancën në Kuvend
22/10 11:07
Top Channel/ Seanca kalon në votim, Opozita përplas tavolinat, tensione në Kuvend
22/10 11:01
Top Channel/ Momenti kur Noka ju merr deputeteve te PS kartonat e votimit, tensione e përplasje…
22/10 10:54
Top Channel/Përplasje fizike në seancë, deputetët e PD përpiqen të pengojnë votimin. Kreka gjuan me…
22/10 10:54
Top Channel/ Deputetët socialistë votojnë në Kuvend, Spiropali nuk mban kartonin jeshil…
22/10 10:38
Top Channel/ Nis seanca në Kuvend, tensionohet situata, opozita bllokon foltoren, garda…
22/10 10:36
Top Channel/ Seanca nis me tensione, Noka sulmon Ballën dhe I heq mikrofoni, ndërpritet…
22/10 10:35
Top Channel/ Seanca në Kuvend, policia merr masa, një zjarrfikëse brenda oborrit të Parlamentit
22/10 09:13
Top Channel/ ‘Lëvizje liberatore si 90’’, Berisha për protestën: 2000 mercenarë janë veshur…
21/10 13:56
Top Channel/ ‘Zgjidh fatin e Ramizit ose të Causheskut’, Berisha-Ramës: Dorëhiqu, ata që…
21/10 13:40
Top Channel/ ‘S’ka asnjë lëvizje Antifa’,Berisha:Në këtë protestë ka fëmijë të rritur vetëm…
21/10 13:31
Top Channel/ ‘Hipokrizi, ky s’mund të flasë për dëmtime’, Berisha për Ramën: Me narkoshtetin…
21/10 13:29
Top Channel/“Dhunë e orkestruar”,Rama me drejtuesit e bankave:S’ka lidhje me fantazmat e së kaluarës
21/10 13:06
Top Channel/ Rama: Dora ime është e shtrirë / Kryeministri fton sërish protestuesit në dialog
21/10 12:36
Top Channel/ ‘Nuk ka asnjë shans që dhuna ti imponohet kryeqytetit’, Rama: Janë të verbër, por…
21/10 12:25
Top Channel/ ‘Në Itali quhen vandalët e vegjël, këtu heronj’, Rama: Nuk do të ketë një 21 janar…
21/10 12:20
Top Channel/ “Ata me kapuç do i ndjekim ‘këmba këmbës’”,Rama: Do i ndalojmë aksesin si njerëz të..
21/10 12:20
Top Channel/ ‘I neveritur për ata që i fryjnë zjarrit të urrejtjes’,Rama:Jemi miq me Izraelin dhe…
21/10 12:13
Top Channel/ ‘Qeveria do paguajë 50% të qirasë së studentëve’, Rama: Shtëpi me interes 0 për…
21/10 12:05