Homazhet në nder të gazetarit Enrik Mehmeti po zhvillohen në Teatrin “Petro Marko” në qytetin e Vlorës. Familjarë, të afërm, miq, kolegë, artistë, politikanë, përfaqësues të institucioneve dhe dhjetëra qytetarë janë mbledhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit gazetarit, i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident. Me kurora me lule, lot në sy dhe përqafime mes dhimbjes, të pranishmit kanë nderuar kujtimin e tij dhe kanë shprehur ngushëllimet për familjen.