Është shuar sot, në moshën 88-vjeçare, shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare. Për ndarjen nga jeta të gjeniut të letrave shqipe ka reaguar edhe kreu i qeverisë, Edi Rama. “Tani nuk është më gojëdhanë, Ismaili nuk shkruan më”, thotë Rama, i cili ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për mesazhin e ngushëllimit, duke ripublikuar mesazhin që i kishte dërguar për ditëlindje.