Mesazhe paqeje, mirësie dhe në mbrojtje të familjes tradicionale u dhanë gjatë ceremonisë së faljes së Kurban Bajramit në Durrës. Falja e Kurban Bajramit, festës që simbolizon dashurinë dhe devotshmërinë e njeriut ndaj Zotit mblodhi që në orët e para të mëngjesit, besimtarët myslimanë në sheshin para Xhamisë së Madhe në qendër të Durrësit.