Ndërsa në bulevard kishte ikur ende aroma e protestës së partisë demokratike, në podkastin e kësaj të diele kryeministri Rama ju rikthye hetimit të katër vrasjeve në protestën e 15 viteve më parë. Ai tha se 21 janari është prova për drejtësinë. ‘Shpresoj që SPAK-u, i cili prej gjashtë vjetësh ka marrë jetë dhe gëzon mbështetjen e padiskutueshme dhe ka pasur gjatë gjithë kohës inkurajimet më të sinqerta për të shkuar përpara, për të luftuar për të vendosur drejtësinë përfundimisht në binarët e rinj të barazisë para ligjit për të gjithë, - të zgjohet dhe të bëjë më në fund punën e vet mbi këtë krim, që është një njollë për drejtësinë shqiptare dhe nuk duhet lejuar që të bëhet njollë, sepse do të jetë e pashlyshme, për vetë SPAK”.