Tragjedia në Turqi dhe Siri ka qenë kryefjala e ditës dhe mes shumë jetëve të humbura dhe mes të munguarve në listat e gjata gjenden edhe shumë futbollistë. Në shtetin turk janë disa futbollist shqiptarë të cilët për fat janë mirë dhe larg zonës së prekur nga tërmeti i mëngjesit. Mes tyre mesfushori i kombëtares Endri Çekiçi i cili me skuadrën e tij Koniaspo nga qyteti i Konias në qendër të Turqisë tregon për Top Channel këto orë paniku.