Ka nisur seanca plenare e Kuvendit, e cila zhvillohet mes interesit të lartë publik dhe pranisë së qytetarëve të mbledhur jashtë godinës së Parlamentit. Në rendin e ditës janë parashikuar shqyrtimi dhe miratimi i ndryshimeve në përbërjen e komisioneve parlamentare, si dhe çështje të tjera të agjendës së punimeve.