Viti i ri shkollor nisi sot në Lezhë nën protokollet e sigurisë të Covid 19. Në hyrje të shkollës, nxënësve u matej temperatura, ndërsa në rreshtimin sipas klasave ruheshin distancat e sigurisë. Vogëlushët e klasës së parë ishin më të emocionuarit. Me lule në duar për mësuesen e parë, ata nisin sot rrugën e bukur të dijes.