Top Channel/ Merz propozon integrim gradual në Bashkimin Evropian, Shqipëria mirëpret idenë
05/06/2026 23:25

Kancelari gjerman Friedrich Merz mbërrin në samitin e Tivatit me një ide të njohur, por të paketuar në një formë të re: afrimin gradual të vendeve kandidate me Bashkimin Europian. Për Ballkanin Perëndimor, pyetja kryesore mbetet nëse Berlini po ofron një përshpejtim real të procesit të integrimit apo thjesht një zgjidhje të ndërmjetme, thotë DW. Më 18 maj, Merz u dërgoi një letër krerëve të BE-së. Edhe pse fokusi kryesor ishte Ukraina, kancelari gjerman trajtoi edhe perspektivën e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Moldavisë, duke propozuar “zgjidhje inovative” për përshpejtimin e rrugës së tyre drejt Bashkimit Europian. Kjo qasje përputhet me konceptin e prezantuar në fillim të majit nga ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul, i cili mbështeti modelin e anëtarësimit gradual ose me faza. Ideja, e zhvilluar që në vitin 2021 nga European Policy Centre në Beograd dhe Centre for European Policy Studies në Bruksel, parashikon katër faza integrimi. Çdo fazë sjell përfitime konkrete në këmbim të reformave konkrete. Vendet që kanë avancuar më shumë në procesin e integrimit jane Mali i Zi dhe Shqipëria. Podgorica synon të mbyllë të gjithë kapitujt negociues brenda këtij viti dhe të bëhet anëtare e BE-së në vitin 2028. Kjo ambicie mbështetet edhe nga sinjalet e fundit gjermano-franceze. Shqipëria, e cila synon anëtarësimin në BE deri në vitin 2030, e ka mirëpritur propozimin gjerman. “Nuk bëhet fjalë për krijimin e një Evrope me dy shpejtësi apo me dy klasa. Bëhet fjalë për të ecur drejt një Europe plotësisht të integruar, përmes fazave dhe zgjidhjeve kreative”, deklaroi Edi Rama në Bruksel më 26 maj. Risia që sjell propozimi i Merzit është ofrimi i qasjes së privilegjuar në segmente të tjera të tregut të përbashkët evropian, si dhe mundësia për të pasur status vëzhguesi në institucionet e Bashkimit Europian.

Top News – ‘Kthen’ Putinin në bisedimet e paqes / Witkoff çon disa ‘ide’ për marrëveshje në Rusi
21/10 15:15
Top News – 500 ditë i bllokuar në territor armik / Ushtari i plagosur evakuohet me një dron
21/10 14:59
Top News – ‘Putin humanitar’, liron amerikanin / 74 vjeçari akuzohej se kishte luftuar për Ukrainën
21/10 14:58
Top News – Jelekëverdhët ‘bëhen gati për luftë’/ Macron premton: Nuk do ketë përsëritje të trazirave
21/10 14:50
Top News – Bota në drejtim të rrezikshëm…‘Shumë larg objektivave për klimën’, apelon OKB
21/10 14:06
Top News – Mirage 2000D përplaset në tokë / Avioni francez në flakë, humb jetën piloti
21/10 13:53
Top News- Këtë të shtunë, Evropa ‘në flakë’/ Nga Parisi në Tiranë ‘kaos global’, 101 grupe në aksion
21/10 13:38
Top News – Ushtria e NATO-s në luftë kundër Huthive / Turqia kërkon lejen e parlamentit për trupat
21/10 13:37
Top Channel/ OKB kërkon fundin e dhunës / Volker Türk: Qytetarët të dëgjohen, të hetohet policia
21/10 12:36
Top Channel/ Meloni ashpërson ligjin/ Pesë vite burg për dhunën në protesta, 20 mijë euro gjobë…
21/10 12:36
Top News – Do bashkojë Teslën me SpaceX / Elon musk konfirmon bisedimet: Është një ide e mirë
21/10 12:00
Top News – Evropa po e nënvlerëson Rusinë / Merz tërheq vëmendjen: Nuk është vetëm Ukraina…
21/10 11:56
Top News – Njeriu i Trumpit takon Putinin / Witkoff në Shën Petersburg, flasin për Ukrainën
21/10 11:50
Top News – Musk urdhëroi ngadalësimin e Starlink / La në vështirësi ushtrinë ukrainase, raporton WSJ
21/10 11:43
Top News – Protestat në Itali janë “luftë hibride”, “Perëndimi s’e ka kuptuar, formë e re trazirash”
21/10 11:38
Top Channel/ Merz jep alarmin: “Europianët nuk e kuptojnë sa e rrezikshme është vërtet Rusia”!
21/10 11:32
Top News – Franca nxjerr në rrugë ushtrinë / Policia dështoi gjatë trazirave të fundjavës
21/10 11:20
Top Channel/ “Ne thyejmë vitrinat, ju merrni këpucët”: Si u “peshkuan” në rrjet të rinjtë e Milanos!
21/10 11:11
Top Channel/ Dhunuan gazetarët, policët danezë nën hetim: Urgjent masa parandalimi në të ardhmen!
21/10 11:02
Top News- Sulmet ndaj anijeve/ NATO dërgon avionë dhe dronë në Detin e Zi
20/10 23:00