Top Channel/ Merz pro Trump për luftën, zbulohen mesazhet në Shtëpinë e Bardhë
03/03/2026 19:48

Gjermania mbështet Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraelin në operacionin ushtarak të nisur prej katër ditësh ndaj Iranit. Nga Shtëpia e Bardhë, në të parin takim me Donald Trump pas nisjes së luftës në Lindjen e Mesme, Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, ofroi mbështetje, teksa u shpreh se qëndrimi i tij është në përputhje me atë të Presidentit amerikan sa i përket rrëzimit të regjimit iranian. “Jemi në të njëjtën linjë sa i përket rrëzimit të këtij regjimi të tmerrshëm në Teheran. Dhe do të flasim për të nesërmen, çfarë do të ndodhë. Ne të gjithë shpresojmë që kjo luftë të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur. Shpresojmë që ushtria izraelite dhe amerikane po bëjnë gjërat e duhura për ta përfunduar këtë dhe për të pasur një qeveri të re në vend”. Në takimin me Kancelarin gjerman, në Zyrën Ovale, Presidenti Donald Trump kritikoi ashpër Mbretërinë e Bashkuar dhe Spanjën, teksa tha se u treguan jo bashkëpunuese, duke mos lejuar përdorimin e bazave të tyre ushtarake. Duke folur për operacionin ushtarak, Trump tha se po e shkatërrojnë Iranin "Ne po i godasim shumë fort. Ata nuk kanë marinë, as mbrojtje ajrore. Ata nuk kanë më asnjë strukturë zbulimi. Radari i tyre është rrëzuar, dhe pothuajse gjithçka është shkatërruar. Po shkojmë shumë mirë. Këta njerëz të këqij do të vuajnë shumë”. Lufta në Lindjen e Mesme u përshkallëzua të martën. Pas vrasjes së Ajatollah Ali Khamenei dhe udhëheqësve më të lartë të Teheranit, ushtria amerikane dhe ajo izraelite goditën dhe shkatërruan ndërtesën që strehon Asamblenë e Ekspertëve të Iranit, organi që do të zgjedhë udhëheqësin e ardhshëm suprem të vendit. “Pothuajse gjithçka është shkatërruar në Iran, mbrojtja dhe udhëheqësit”, tha Trump, teksa shtoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë furnizim të pakufizuar armësh për të fituar çdo konflikt të armatosur. “Stoqet e municioneve të SHBA nuk kanë qenë kurrë më të larta dhe më të mira. Ne kemi praktikisht një furnizim të pakufizuar të armëve. Me këto furnizime mund të përballojmë me sukses luftërat, edhe nëse vazhdojnë përgjithmonë. Unë rindërtova ushtrinë në mandatin tim të parë dhe vazhdoj ta bëj këtë. Shtetet e Bashkuara janë të pajisura me stoqe dhe gati për të fituar”. Ai mohoi që Shtetet e Bashkuara u detyruan nga Izraeli për të sulmuar Iranin, por tha se e ndërmori këtë hap, pasi Teherani do të godiste i pari.

Top Channel/ Itali, përmbytje “katastrofike”: Uji “merr përpara” urën, evakuohen dhjetëra vetë!
02/04 15:18
Top Channel/ “E rreh gruaja”, Trump sulmon Macron: Presidenti francez reagon “pa doreza”!
02/04 15:17
Top News – SHBA ‘pajtohet’ me Venezuelën. I heq sanksionet Presidentes së përkohshme, Rodriguez
02/04 14:50
Top News – ‘Iranin do të kthejmë në epokën e gurit’/Trump tallet me Macron: Atë e trajton keq gruaja
02/04 14:35
Top News – Hapet pjesërisht Hormuzi. Irani – Për anijet që s’kanë lidhje me SHBA- Izrael
02/04 12:49
Top Channel/ Fjalimi i Trump, reagon Irani: Lufta do vazhdojë, ju nuk i njihni kapacitetet tona!
02/04 12:13
Top Channel/ Trump: “Do ta kthejmë Iranin në epokën e gurit”! Rritet nafta, “harron” NATO-n!
02/04 11:34
Top Channel/ Irani, lufta rrit biletat ajrore: Më pak fluturime në verë, u shtrenjtua karburanti!
02/04 11:28
Top News-Trump i drejtohet popullit amerikan/Fjalimi i presidentit, më shumë pikëpyetje se përgjigje
02/04 11:26
Top Channel/ Rreth Hënës për 10 ditë: Artemis II niset me 4 astronautë në bord!
02/04 11:24
Top Channel/ Sulme nga Irani, Tirana “rrëzon” ambasadën e SHBA-së: “S`ka informacion për rrezik”!
02/04 11:23
Top News – Artemis II lëshohet drejt Hënës. 4 astronautë nisen drejt Hënës, mes tyre një grua
02/04 11:15
Top News – Trump “kyç gojën”. Presidenti amerikan refuzon të flasë për NATO-n
02/04 11:04
Top News- Paralajmërimi i Iranit/Kërcënon SHBA dhe Izraelin: Nuk keni informacion mbi arsenalin tonë
02/04 11:00
Top News – Fjala e Trump nuk jep efekt. Nafta shënon rritje rekord, tregtarët të pasigurt
02/04 10:45
Top News- “A është ‘Amerika e Para’ prioritet i Trump?”/ Presidenti iranian letër amerikanëve
01/04 23:14
Top News- Marinsat amerikanë sulme në Irak, pse po sulmohen milicitë?
01/04 23:12
Top News- Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut, Izraeli nuk fal, ekzekuton objektivin e radhës
01/04 23:11
Top Channel/ Gati udhëtimi drejt hënës, nis numërimi mbrapsht pas 54 vitesh
01/04 22:58
Top Channel/ Vance zbulon kushtin e Trump: Hapja e Hormuzit vendos paqen
01/04 22:57