Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, ka kërcënuar se do të bllokojë miratimin e buxhetit të Bashkimit Europian për periudhën 2028-2034, nëse të gjitha vendet anëtare nuk bien dakord të kontribuojnë financiarisht për mbështetjen e Ukrainës gjatë vitit 2027 dhe viteve në vijim, sipas “Financial Times”. Berlini kërkon që financimi i Kievit të bëhet një angazhim i përbashkët i të gjitha vendeve të unionit, duke e konsideruar mbështetjen ekonomike për Ukrainën si një çështje thelbësore për sigurinë europiane.