Top Channel/ Merz: Nëse arrihet marrëveshje me SHBA, BE mund të lehtësojë sanksionet ndaj Iranit
24/04/2026 21:28

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, tha se Bashkimi Evropian është i gatshëm që gradualisht të lehtësojë sanksionet ndaj Iranit, nëse arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse. “Reduktimi i sanksioneve mund të jetë pjesë e procesit”, tha Merz pas samitit të BE-së në Nikozi. “Dhe, askush nuk e ka kundërshtuar këtë”, tha ai. Merz e përshkroi këtë si “pjesë të asistencës” që Evropa mund të ofrojë për të avancuar procesin dhe me shpresë për të ndihmuar në arritjen e një armëpushimi afatgjatë. Ky qëndrim u prit me kujdes nga disa udhëheqës të tjerë të BE-së. Antonio Costa, president i Këshillit Evropian, gjatë një konference të përbashkët për media pas takimit tha se ende është herët që të diskutohet heqja e ndonjë sanksioni ndaj Iranit. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, bëri komente të ngjashme. Merz i bëri këto deklarata në një kohë kur BE-ja thuhet se po zhvillon plane emergjente për të përballuar një mungesë, në një të ardhme të afërt, të karburantit për aeroplanë dhe për të maksimizuar prodhimin e rafinerive për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë, të lidhura me luftën me Iranin. Evropa është më e varur nga importet e karburantit për aeroplanë se nga çdo lloj tjetër karburanti për transport, me rreth 75 për qind që vjen nga Lindja e Mesme. Çmimet e karburantit për aeroplanë janë rritur ndjeshëm që nga mbyllja e Ngushticës së Hormuzit, që në mënyrë efektive u mbyll nga Teherani pasi Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nisën sulme ndaj Iranit më 28 shkurt. Linjat ajrore evropiane kanë paralajmëruar se, nëse konflikti vazhdon, çmimet e biletave mund të rriten, fluturimet mund të anulohen dhe avionët mund të mbeten në tokë. SHBA-ja ka zgjatur armëpushimin e përkohshëm me Iranin – që ishte paraparë të skadonte më 22 prill – por, ka në fuqi një bllokadë ndaj porteve iraniane. Palët, gjatë bisedimeve më 11-12 prill në Pakistan dështuan që të arrinin një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës.

Top News- Momentet pak para aksidentit fatal të trenave, biseda mes makinistëve dhe qendrës
29/10 23:00
Top Channel/ 69 viktima nga përplasja e trenave në Spanjë, mes viktimave edhe ish-ministrja
29/10 22:46
Top News- Rrëzohet helikopteri i EUFOR-it, katër të vdekur dhe 11 të plagosur në Bosnje
29/10 22:45
Top News- SHBA “braktiset” nga Evropa e Kandaja, BE me plan të qartë kundër politikës Trump
29/10 22:43
Top Channel/ Tragjedi në Bosnjë, rrëzohet helikopteri ushtarak italian, 4 të vdekur e 11 të lënduar
29/10 22:38
Top Channel/ Strategjia e re e Netanyahut, akuzon Katarin për ndërhyrje në zgjedhje
29/10 20:02
Top Channel/ Ikën presidentja e Bankës Qendrore, Christine Lagarde dha dorëheqjen mes krizës
29/10 19:58
Top News-Letra diplomatike e Vance për Iranin. Teherani jep përgjigje:Nuk ka rifillim të negociatave
29/10 19:30
Top News – Lufta me Iranin rinis pas zgjedhjeve / SHBA paralajmëron aleatët, sulme dhe hakmarrje
29/10 17:36
Top News – Hidhet në erë stacioni i trenit / Rusia godet Dnipron, 13 të vdekur e 10 të plagosur
29/10 16:47
Top News – Çmimi i ëndrrave të Trumpit… / Melania më afër Nobelit, ‘problem’ xhelozie në çift
29/10 15:00
Top News – ‘Popemobile’, një fron mbi rrota…Vatikani hap ekspozitën, datojnë nga viti 1930
29/10 14:59
Top News – Kina, ‘objekt hapësinor’ Top Secret / ‘Lëshoi sende mbi tokë’, 007 amerikane kanë pamjet
29/10 14:14
Top Channel/ Kina “fshin” të korruptuarit: Xi me dorë të hekurt, rekord përjashtimesh nga partia!
29/10 14:12
Top News – Vritesh nga bombat ose vdes nga uria! Armëpushimi në Oleshky, vijnë ndihmat humanitare
29/10 13:12
Top News – Jep dorëheqjen shefja e BQE / Lagarde largohet, i jep fund muajsh spekulime
29/10 13:05
Top News – Jam presidenti legjitim i Brazilit! Bolsonaro u arratis në SHBA, ‘viktimë e një puçi’
29/10 13:01
Top News – Ukraina ‘në tehun e thikës’ / Zelenski” Fati ynë vuloset nga zgjedhjet në SHBA
29/10 12:16
Top Channel/ SHBA, rrjedhin të dhënat e punonjësve të sigurisë: Ekspozohen efektivë të ICE!
29/10 12:06
Top Channel/ Paralizohet Italia, grevë e përgjithshme më 30 tetor: Transporti publik në rrezik!
29/10 12:05