Kancelari gjerman Friedrich Merz është ndalur te çështja e zgjerimit të Bashkimi Evropian, pas një pyetjeje të ngritur nga presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatovic. Në një mesazh që i drejtohej qartazi vendeve të Ballkanit Perëndimor, Merz pranoi se BE-ja e ka vonuar pa të drejtë procesin e anëtarësimit të këtij rajoni.