Në Komisionin e Ligjeve, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi është përplasur me kryetaren e Autoritetit Për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, Gentiana Sula. Ai hodhi dyshime për përdorimin politik të Autoritetit për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e Ish Sigurimit.