Katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në urgjencën e Spitalit të Pejës, për shkak të zjarrit të madh në depot dhe një qendër tregtare që ra këtë mëngjes. Personat janë helmuar nga dioksidi i karbonit, për shkak të tymit dhe flakëve bënë me dije mjekët që pritën të lënduarit. Gjendja e tyre për momentin është e qëndrueshme.