Një automjet mori flakë mëngjesin e së shtunës në Durrës. Automjeti tip “KIA” ishte në lëvizje kur u përfshi nga flakët në qendër të qytetit bregdetar. Në vendngjarje mbërriti shërbimi zjarrfikës që bëri të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa po hetohet për shkakun e zjarrit.