Top Channel/ Merkel për paqen Rusi-Ukrainë? Po shqyrtohet roli i ish-kancelares
13/05/2026 23:22

Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel konsiderohet si ndërmjetësuesja optimale për negociatat midis BE-së dhe Rusisë. Sipas të përditshmes gjermane “Spiegel” kjo ide po artikulohet jo vetëm në Gjermani, por edhe në zyrat e BE-së. Në qarqet politike, Merkel përshkruhet si kandidatja më e mirë për rolin e ndërmjetëses, sepse ajo i njeh personalisht si Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy ashtu edhe Presidentin rus Vladimir Putin. Një faktor tjetër që po merret në konsideratë është fakti se ajo ka qenë jashtë zyrës për një kohë mjaft të gjatë. Nga ana tjetër reagoi zyra e ish-kancelares duke thënë se deri më tani nuk ka marrë asnjë kërkesë zyrtare në lidhje me pjesëmarrjen e saj në negociata. Zëdhënësi i Merkel nuk është përgjigjur kur është pyetur nëse ajo do të ishte e gatshme të merrte përsipër këtë rol në të ardhmen. Vendet evropiane duan të marrin pjesë drejtpërdrejt në dialogun me Moskën, duke marrë parasysh përvojën e mëparshme të ndërmjetësimit të SHBA-së. Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas, theksoi se nuk do të ishte "shumë e mençur" të lihej Kremlini të diktonte negociatorin. Më 9 maj presidenti rus tha se e konsideron ish-kancelarin gjerman Gerhard Shrëder kandidatin më të mirë të BE-së për të marrë pjesë në negociatat e mundshme për t'i dhënë fund luftës. Ideja e Vladimir Putin u refuzua në Gjermani. Një zyrtar gjerman theksoi se kandidatura e Shrëder si ndërmjetës midis BE-së dhe vendit agresor nuk po merret në konsideratë.

Top Channel/ “Hakmerret” Macron, 2 vite burg për dhunën! Ashpërsohet ligji
25/10 22:47
Top Channel/ Marine Le Pen sfidon sërish Macron, shpall kandidaturën për presidente
25/10 22:46
Top Channel/ Kremlini provokon Trumpin: Evropa duhet të jetë pjesë e negociatave
25/10 22:45
Top News- ‘Rreziku i një Holokausti të dytë’/ Netanyahu kërcënon Iranin dy ditë para zgjedhjeve
25/10 21:30
Top Channel/ Nga diplomacia te armët dhe Izraeli, çfarë ndryshon nëse demokratët fitojnë në SHBA
25/10 20:04
Top News- Pjesëmarrje e lartë në zgjedhjet në Serbi/ Vuçiç kërkon të rikthehet si kryeministër
25/10 17:29
Top News – Stuhia ‘mbyll’ Britaninë, ‘rrezik për jetën’ / Paralajmërohen banorët: Qëndroni në shtëpi
25/10 16:25
Top News – Kim Jong un vizitë ‘rrufe’ në Kinë / Forcojnë marrëdhëniet para vizitës së Trump në rajon
25/10 16:23
Top News – Dyqane të thyera e të plaçkitura / Trazira gjatë natës në Barcelonë, 128 të arrestuar
25/10 16:16
Top News – Meloni jep dorëheqjen në mars / Mediat italiane: Hap rrugën për zgjedhje të parakohshme
25/10 16:14
Top News – Ushtria shpëtoi qendrën e Milanos / Mijëra protestues marshojnë në qytetet italiane
25/10 16:12
Top Channel/ Meloni mendon dorëheqjen/ Mund ta marrë vendimin pranverën e ardhshme
25/10 14:56
Top Channel/ Zgjedhje në Brazil/ Djali i Bolsonaros sfidon Lulën, diferencë e vogël nga sondazhet
25/10 14:49
Top News- Rikthehet ora dimërore, akrepat një orë pas. Kur do të kalojmë sërish në orën verore?
25/10 13:49
Top News – Parashutistët britanikë ‘pushtojnë’ Gjermaninë/ Lëshimi më i madh nga Lufta e II Botërore
25/10 13:21
Top News – Starshield kthehet në normalitet / Musk akuzon Kievin: E përdori për të vrarë njerëz
25/10 13:21
Top News – ‘Nuk kemi parë kurrë president si ky’ / Obama fushatë kundër Trumpit
25/10 13:17
Top News – Turqia e Greqia ‘luftë’ për Mesdheun/Mosmarrëveshje e re për kufijtë e të drejtat detare
25/10 13:03
Top News – Bullgaria voton për Presidentin / Mes shqetësimeve për sulmet në Detin e Zi
25/10 13:03
Top News – Izraeli mbyll Bregun Perëndimor / Zgjedhje ‘të blinduara’, përshkallëzohen përleshjet
25/10 12:23