Top Channel/ Menaxhimi i financave publike/ Prezantohet strategjia nga ministri Ervin Mete
03/05/2024 19:40

Nën praninë e ambasadorit të BE-së dhe përfaqësuesit të Bankës Botërore është prezantuar strategjia për menaxhimin e financave publike deri në 2030-ën. Ministri i Financave shprehu se forcimi i buxhetit do të fokusohet në disa drejtime duke filluar nga shtimi i monitorimit, tek përmirësimi i sistemeve tatimore e doganore dhe deri tek rritja e auditimeve për mënyrën e shpenzimit “Ka vijuar performanca e mirë e të ardhurave edhe në muajt e parë të vitit 2024, përgjatë të cilit projektojmë të arrijmë në mbi 28% të PBB-së sa i përket mbledhjes së të ardhurave. Gjithashtu, vitin e kaluar u shënua niveli më i ulët i detyrimeve të prapambetura prej rreth 1% në raport me shpenzimet, që nga momenti i nisjes së monitorimeve në vitin 2016, kjo edhe në kuadër të reformave të ndërmarra në zbatim të Strategjisë së Menaxhimit të Financave Publike”. Ambasadori i BE-së shprehu gatishmërinë dhe mbështetjen e pakushtëzuar në këtë proces themelor për integrimin e Shqipërisë drejt Unionit evropian “Menaxhimi i financave publike është në thelb të procesit të integrimit evropian sepse prek shumë kapituj, që për ne konsiderohen si thelbësore duke filluar nga reforma në administratën publike deri tek prokurimet publike dhe te parametrat makroekonomikë. Kjo në vetvete tregon edhe sa e rëndësishme është një strategji e qartë e menaxhimit të financave publike për qeverisjen e mirën në vend si dhe për funksionimin e demokracisë.” Në strategjinë e saj, ndër të tjera, qeveria ka në plan implementimin e taksës së pasurisë duke filluar nga viti 2026, sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet si dhe rishikimin e plotë financiar të angazhimeve që ka marrë në kuadër të koncesioneve dhe partneriteteve publik privat.

Top Channel/ Rama: Shteti do ndërhyjë për naftën, do sigurojmë edhe rezerva!
28/03 23:13
Top News – ‘Dalim me humbje’. Importuesit e naftës, kundër çmimit tavan të Bordit
27/03 16:41
Top Channel/ Ekonomia ngadalëson ritmet, INSTAT: Rritja 3.79% në 2025, niveli më i ulët…
27/03 12:10
Top Channel/ Ngadalëson ekonomia, Instat: Në 2025, ritme më të moderuara rritjeje
26/03 20:22
Top Channel/ Ulet çmimi i naftës! Bordi vendos: Jo më shumë se 203 lekë për litër
26/03 20:00
Top News- Bordi i Transparencës merr vendim, cakton çmimet e naftës e benzinës, ja sa do shiten
26/03 19:02
Top Channel/ Merret vendimi për naftën, ja sa e ul Bordi i Transparencës çmimin e hidrokarbureve
26/03 17:30
Top Channel/ “Rreziqet për ekonominë nga lufta”, Sejko: Inflacioni nën kontroll
25/03 19:35
Top News – Lufta ndryshon politikat e BSH. Nga objektivi për të ulur normën bazë, shqyrtohet rritja
25/03 17:40
Top Channel/ Shqipëria, ekonomi të qëndrueshme/ Moody’s: Ekonomia po rritet me 3.5%
14/03 15:07
Top News – Raporti i Moody’s. Vlerësimi për Shqipërinë, ekonomia e qëndrueshme
14/03 14:23
Top Channel/ Pavijoni shqiptar në Cannes renditet mes 5 më të mirëve në panairin MIPIM 2026
11/03 15:28
Top Channel/ Taskforcë për karburantet, nafta arrin 198 lekë prej Konfliktit në Lindjen e Mesme
10/03 19:35
Top Channel/ Inflacioni arrin në 2.5%, shtrenjtohen qiratë dhe ushqimet
09/03 15:23
Top Channel/ Eksportuesit kërkojnë ndihmë, kurs këmbimi fiks dhe zerim taksash
04/03 19:52
Top Channel/ Nis hetimi ndaj karburanteve, Autoriteti i Konkurrencës: Jo rritje spekulative të çmimit
04/03 19:43
Top Channel/ Lufta prek naftën në Shqipëri, ngrihet lehtë çmimi! Çfarë kërkojnë ekspertët
03/03 19:35
Top Channel/ Ulet besimi në ekonomi, ndërtimi pëson rënien më të madhe
02/03 15:14
Top Channel/ Bizneset shtojnë kursimet pas festive/ U rritën ndjeshëm paratë e depozituara në banka
01/03 12:25
Top Channel/ Nis rivlerësimi i pronave, si përllogaritet diferenca për qytetarët
26/02 15:27